SHBA-Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA, ku shtatë persona kanë humbur jetën, pasi një autobus turistik dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin.
Sipas mediave të huaja, policia u njoftua për aksidentin në orën 19:15, pak pasi makina dhe autobusi që transportonte 14 turistë u përplasën bashkë.
Të dy automjetet u përfshinë nga flakët, ndërsa shoferi i kamionit dhe gjashtë pasagjerë në autobus humbën jetën.
Si pasojë e këtij aksidenti 8 persona të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spital, ndërsa policia po heton shkakun e këtij aksidenti.
Komente
