Taulant Balla

SHBA/ Balla në Universitetin e Harvardit: Diskutime për rrugën Europiane dhe avancimin e diasporës shqiptare

24 Tetor, 13:19| Përditesimi: 24 Tetor, 13:21

  • Share

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën zhvilloi një vizitë në Universitetin e Harvardit në Boston, ku mori pjesë në një takim të organizuar nga Qendra e Studimeve Europiane.

Gjatë këtij takimi, Balla bisedoi me profesorë dhe studentë shqiptarë mbi avancimin akademik dhe profesional të diasporës shqiptare dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

Balla vuri theksin në kontributin e rëndësishëm të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së talenteve shqiptare që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit.

Ai gjithashtu u ndal tek përpjekjet që Shqipëria ka ndërmarrë për përmirësimin e qeverisjes, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas Ballës, Shqipëria është në një moment vendimtar të historisë së saj dhe synon që brenda vitit 2030 të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian.

“Jemi në një moment historik kurorëzimi të përpjekjeve të mëdha në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit,” tha Balla, duke theksuar se integrimi europian është një proces që tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.

Në takim, u diskutuan gjithashtu mundësitë për të thelluar bashkëpunimin akademik mes institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe diasporës, si një mënyrë për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve kudo që ndodhen dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?