Klinika mjekësore 'NuMale'

Bota

SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë

29 Nëntor, 14:12| Përditesimi: 29 Nëntor, 14:23

  • Share

SHBA-Një klinikë mjekësore për meshkuj në SHBA është gjobitur nga një pacient pasi dyshohet se ka aplikuar “trajtim të gabuar” ndaj një pacienti.

Klinika e quajtur 'NuMale', thuhet se do t’i paguajë më shumë se 412 milionë dollarë dëmshpërblim paditësit 66 vjeçar.

Juria shpalli vendimin e saj për çështjen në lidhje me pretendimin se “NuMale”, që vepron në New Mexico, pasi ka aplikuar “trajtim të gabuar” ndaj një personi që ka aplikuar në klinikë me ankesë për “lodhje” në vitin 2017.

Nick Rowley, një nga avokatët e paditësit, argumentoi se kompania u përfshi në një “skemë mashtruese për të fituar miliona duke mashtruar të moshuarit”.

Avokatët deklaruan se kompensimi total që do të paguhet, me shtesat që do të bëhen, mund të jetë shuma më e lartë e përcaktuar ndonjëherë nga gjykata në një rast të keqpërdorimit mjekësor në SHBA.

Paditësi në fjalë kishte shkuar në klinikë në vitin 2017 dhe kishte kërkuar një trajtim për lodhje dhe humbje peshe. Por në vend të kësaj ai ka marrë trajtim për “disfunksion erektil”. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?