Joe Biden

SHBA/ Biden fal mijëra njerëz të dënuar për përdorim dhe posedim marijuane

23 Dhjetor 2023, 08:45| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 08:56

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka falur mijëra të dënuar për posedim të sasive të vogla të marijuanës, në ato shtete ku ajo nuk është legalizuar për qëllime rekreative apo mjekësore.

Sipas Shtëpisë së Bardhë me këtë vendim bëhet realitet premtimi i drejtësisë së barabartë për korrigjimin e pabarazive racore në sistemin e drejtësisë, raporton Associated Press.

“Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit. Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë”, tha Biden.

Marijuana është dekriminalizuar në shumë shtete amerikane por jo në ligjin e përgjithshëm federal, teksa rregullatorët përgatisin uljen e kategorisë së rrezikshmërisë së saj.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?