Bota

SHBA/ Biden fton 110 vende në samitin për demokracinë të dhjetorit! Përjashton hapur Kinën, Turqinë, Rusinë dhe disa shtete të tjera

24 Nëntor 2021, 05:12| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 04:11

  • Share

Një deklaratë si gjithnjë e veçantë dhe e pa parashikueshme vjen nga Presidenti Joe Biden lidhur më samitin virtual për demokracinë i planifikuar në dhjetor. Në samit, janë ftuar aletatët kryesor perëndimor të SHBA-ve, por edhe vende si Iraku, India dhe Pakistani, sipas listës së publikuar të martën në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kina nuk është e ftuar, ndryshe nga Tajvani. Turqia, aleati i Uashingtonit brenda NATO-s, gjithashtu nuk është në mesin e vendeve pjesëmarrëse. Këto ‘diferencime’ vijnë disi të dyshimta duke patur parasysh ngjarjet e fundit në dukje diplomatike të vendeve në fjalë. Duke marrë shkasë nga samiti virtual i zhvilluar pak kohë më parë i dy superfuqive Kinë-SHBA ku u përfol për një aleancë të re dhe bashkim forcash. Për të mos lënë pas Turqinë e cila po ashtu e ‘besoi’ forcën ushtarake në NATO, sipas një deklarate të Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, duke e konsideruar si aleanca më e suksesshme në histori, e gjallë dhe aktive.

Një tjetër superfuqi e paftuar është padyshim edhe Rusia, kjo sigurisht pas tensioneve të vazhduara që nga valët e sulmeve kibernetike, dëbimet e diplomatëve dhe ndërhyrjeve në zgjedhje

 Aleatët tradicionalë arabë të Shteteve të Bashkuara - Egjipti, Arabia Saudite, Jordania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - nuk u ftuan në samit. Biden i ka bërë thirrje Brazilit edhe pse presidenti i tij i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, është kritikuar se ka një prirje autoritare dhe ka qenë një mbështetës i vendosur i Donald Trump. Në Evropë, Polonia u ftua në samit, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme me Bashkimin Evropian mbi situatën e të drejtave të njeriut. Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri i pakompromis nacionalist Viktor Orban, nuk u ftua. Në Afrikë, Republika Demokratike e Kongos, Afrika e Jugut, Nigeria dhe Nigeri janë ndër vendet në listë. Në njoftimin e samitit në gusht, Shtëpia e Bardhë tha se takimi "do të stimulojë angazhimet dhe iniciativat mbi tre tema kryesore: mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut".

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kkk: 24/11/2021 07:49

    Prape ky ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?