SHBA: BKH si FBI-ja, hetuesit do të trajnohen në akademi në Virxhinia, askush mbi ligjin

27 Gusht 2019, 09:23| Përditesimi: 27 Gusht 2019, 10:45

  • Share

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një tjetër video ku tani shpjegohet qartazi se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit. SHBA shpjegon se tashmë me SPAK dhe me BKH bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin.

Byroja Kombëtare e Hetimit ose shkurt BKH do të drejtohet nga një Drejtor dhe ekipi i Hetuesve. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

Në videon e klauar ambasada Amerikane shpjegoi mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Ndërsa në videot e mëparshme është shpjeguar mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Vettingun.

"Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues. detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

BKH përbëhet nga një drejtor dhe nga një ekip drejtuesish që duhet të mbushin standarde të forta të ngjashme me ato të FBI. Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK dhe Prokurorët e Posaçëm do të zgjedhin bashkarisht Drejtorin e BKH, ky drejtor do të drejtojë ekipet e hetuesve. Pasi të jenë përzgjedhur, atyre do t'u monitorohen llogarite bankare dhe telefonat, në mënyrë që të kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Pse është i rëndësishëm?

Në të kaluarën cilido me para apo pushtet mund të ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tyre. Tani Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsionin e Nivelit të lartë. Me tu ngritur SPAK dhe BKH do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe prokurorët e posaçëm mund t'i çojnë këto çështje të rëndësishme në gjykatë. zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. BKH dhe SPAK janë këtu për tu siguruar se askush të mos jetë mbi ligjin."


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 07/09/2019 15:49

    Vetem Enver Hoxha e beri zap kete popull qe per 400 leke te rraste 20 vjet brenda ndersa me shume te fuste plumbin ballit.

    Përgjigju
  • Emi: 27/08/2019 19:45

    I shalla por perp nuk i besoj. Ne shqipnin ka tash 30 vjete si kan infektu brezin e ri me korrupsojn dhe don koh shum mu kthy ne nermalitet.

    Përgjigju
  • Beni: 27/08/2019 16:19

    Nje lajm i mire per shqiptaret,dhe shume I keq per qeverritaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?