SHBA blen 2 milionë fuçi naftë për Rezervën Strategjike të Naftës

19 Dhjetor 2023, 21:58| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 22:11

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë së fundmi blenë 2.1 milionë fuçi naftë bruto për rimbushjen e Rezervës Strategjike të Naftës, pas shitjes më të madhe në histori vitin e kaluar.

Lajmi është dhënë nga Departamenti amerikan i Energjisë.

Reuters bën me dije se nafta është blerë me një çmim 74.23 dollarë për fuçi.

Ajo do të dërgohet në muajin shkurt, krahasuar me naftën e shitur nga rezerva strategjike vitin e kaluar me një çmim nën mesataren prej 95 dollarësh për fuçi.

Lufta në Ukrainë bëri që administrata e presidentit amerikan Joe Biden të shiste vitin e kaluar 180 milionë fuçi nga rezerva strategjike për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve të naftës.

Rezerva strategjike e SHBA-ve, deri më tani është pasuruar me 11 milionë fuçi nafte, pas shitjeve të vitit të kaluar, si dhe pritet që në muajin shkurt rreth 4 milionë fuçi të tjera do t’i shtohen rezervës, pasi ato ishin marrë borxh nga kompanitë e naftës.

Ndër të tjera mësohet se Departamenti i Energjisë ka anuluar shitjen e 140 milionë fuçive naftë, të cilat ishin planifikuar për tu shitur deri në vitin 2026.

Sipas agjencisë amerikane, ky vendim do të mundësojë pasurimin dhe forcimin e Rezervës Strategjike të Naftës në një kohë më të shpejtë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?