Bota

SHBA/ Buxheti republikan, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve

21 Shkurt, 09:53| Përditesimi: 21 Shkurt, 09:54

  • Share

SHBA - Senatorët thonë se janë të gatshëm të punojnë gjatë gjithë natës për të miratuar një buxhet qeveritar në përputhje me axhendën e Presidentit Donald Trump.

Senati do të debatojë për një paketë prej 340 miliardë dollarësh, për të cilin ekipi i Presidentit Trump thotë se është e nevojshme për përpjekjet e dëbimeve masive të imigrantëve të paligjshëm dhe masat e sigurisë që përcakton axhenda republikane.

Përmes një maratone votimesh, senatorët do të thonë fjalën e tyre për orë të tëra për secilin amendament, duke përdorur taktika të ndryshme politike, kryesisht nga demokratët në përpjekje për të frenuar miratimin e paketës.

Edhe nëse paketa miratohet nga Senati, ende ka nevojë të shkrihet me atë të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila po përgatit projektligjin që përfshin rreth 4.5 trilion dollarë ulje taksash dhe deri në 2 trilion dollarë më pak shpenzime buxhetore./ VOA

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?