Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bota

SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez

12 Dhjetor 2024, 16:44| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 16:53

  • Share

Kremlini pohoi sot (12 dhjetor) se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të shkuar në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Marrëdhënia mes tyre është përshkruar si në tone gati miqësore, por duket se ajo nuk shkon deri dorëzimi i një ftese për eventin e shumëpritur, ndërkohë që presidenti kinez Xi Jinping nga ana tjetër, e ka marrë një të tillë, pavarësisht se nuk e ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë apo jo.

Ndërkohë ekipi i Trump është duke diskutuar ftesat për liderë të tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

 “Udhëheqës nga e gjithë bota janë rreshtuar që të takohen për t’u takuar me Presidentin Trump sepse e dinë se ai së shpejti do të kthehet në pushtet dhe do të rivendosë paqen përmes fuqisë amerikane në mbarë globin”, tha Karoline Leavitt, zëdhënësja e tranzicionit e Trump dhe sekretarja e ardhshme e shtypit, për CBS News.

Donald Trump është gati të marrë detyrën si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington. Eventi është planifikuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese, e përfshin betimin dhe fjalimin e rastit. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • haha: 12/12/2024 16:55

    kishte frike se po ta ftonte, mos i vinte putini. tamam i ftohur ne tajare trump ... me shume kaos do sjelle ne amerike dhe bote se sa do rregulloje gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?