Shtetet e Bashkuara sot dënuan "me forcë" një sulm me armë ndaj ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, duke u bërë thirrje palëve në vendin e Azisë Jugore të qëndrojnë në paqe.
"Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin ndaj Imran Khan dhe mbështetësve dhe shpresojnë për shërimin e shpejtë të të gjithë të plagosurve", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë.
Duke pohuar se dhuna nuk ka vend në politikë, Jean-Pierre tha: "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë paqësore dhe të përmbahen nga dhuna".
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj një kamioni që transportonte Khan në distriktin Wazirabad të provincës lindore Punjab, duke e plagosur atë në këmbë. Ai u dërgua në një spital në Lahore dhe thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.
Sulmi la të paktën një person të vdekur dhe 13 të tjerë të plagosur, sipas policisë dhe zyrtarëve të spitalit.