Sekretari i shteit amerikan, BLinken

SHBA dënon sulmin në sinagogën e Jeruzalemi, Blinken: Riafirmojmë angazhimin tonë ndaj sigurisë së Izraelit

28 Janar 2023, 13:17| Përditesimi: 28 Janar 2023, 13:22

  • Share

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, dënoi sulmin e një personi të armatosur palestinez kundër një sinagoge në një periferi të Jeruzalemit, i cili rezultoi në vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm terrorist. Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë së Izraelit,” tha Blinken, i cili pritet të udhëtojë së shpejti në Lindjen e Mesme, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.

Sipas raportimeve të deritanishme, shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën nga një person i armatosur që hapi zjarr pranë një sinagoge në Jerusalemin Lindor, në mbrëmjen djeshme. Sulmet ndodhën pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Situatë e tensionuar në Izrael, 2 atentate nga grupi ‘Hezbollah’, 7 vrarë e 5 të plagosur! Policia arreston 42 persona, kryeministri shpall gjendjen e emergjencës


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?