Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell

Bota

‘S’besoj se Epstein kreu vetëvrasje’, publikohet dëshmia e Ghislaine Maxwell: Nuk ekziston asnjë listë klientësh! S’kam parë sjellje të pakëndshme nga Trump

23 Gusht, 07:37| Përditesimi: 23 Gusht, 10:25

  • Share

Ghislaine Maxwell i ka thënë Departamentit të Drejtësisë se nuk ka qenë kurrë dëshmitare e sjelljeve "të papërshtatshme" të Donald Trump me Jeffrey Epstein, se "nuk ka dëgjuar kurrë të flitej keq" për manjatin, madje e ka cilësuar atë një "zotëri", dhe ka pohuar se "nuk ekziston asnjë listë klientësh".

Ishin fjalët që presidenti i Shteteve të Bashkuara donte të dëgjonte për të larguar hijet dhe për të qetësuar bazën Maga në trazim, e cila prej muajsh kërkonte publikimin e të gjithë dosjeve mbi Epstein, financieri nga Nju Jorku i vdekur në vitin 2019 në burg, ku ishte futur me akuzën se kishte krijuar një harem me vajza të mitura për të kënaqur dëshirat seksuale të tij dhe të rrethit të tij të miqve të fuqishëm. Në maj, sipas Wall Street Journal, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e informoi Trumpin se emri i tij përmendej disa herë në ato dosje.

Ndërkohë që dokumentet kanë qenë të klasifikuara për një kohë të gjatë nga departamenti, i cili vetëm tani ka filluar t’ia dorëzojë, edhe pse pjesërisht, Kongresit, dëshmia e Maxwell, e dënuar në vitin 2021 me njëzet vjet burg për rolin e saj si bashkëpunëtore në trafikun e të miturave, përfaqëson ndihmën e parë për presidentin. Në të njëjtën kohë, pas deklaratave të dhëna në korrik për nëntë orë nga Maxwell para  Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Todd Blanche, këshilltarit ligjor të Trump, ajo ka arritur të përfitojë transferimin nga burgu i sigurisë së lartë në Tallahassee, Florida, në një tjetër ku mbahen të dënuarit për vepra më të lehta, në Bryan, Texas.

Një e dënuar që kritikoi mbërritjen e Maxwell ka treguar se ishte transferuar, për hakmarrje, në një burg të sigurisë së lartë. Demokratët flasin hapur për konflikt interesi. "Unë – ka treguar Maxwell – nuk e kam parë kurrë presidentin në ndonjë situatë të lidhur me masazhet. Nuk e kam parë kurrë në asnjë mënyrë presidentin në kontekste të papërshtatshme".

"Presidenti – ka shtuar ajo – nuk ka qenë kurrë i papërshtatshëm me askënd. Në momentet kur kam qenë me të, ai ka qenë gjithmonë një zotëri në çdo aspekt". Gruaja ka thënë se nuk e kujton, por që ishte e mundur, që punonjëset e spa-së së resortit Mar-a-Lago të Trump t’i kenë bërë masazhe private Epstein-it. Maxwell ka shtuar se nuk ka angazhuar kurrë masazhiste nga resorti. Në pyetjen e drejtpërdrejtë të zëvendëssekretarja mbi vdekjen në burg të sipërmarrësit, ajo është përgjigjur: "Jo, nuk besoj se ai është vetëvrarë"./La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?