Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan të enjten komentet e bëra nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për persekutimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe antisemitizmin.
Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian qarkulloi një deklaratë ku thuhet se komentet e 87-vjeçarit Abbas të bëra në fund të gushtit gjatë një takimi të Këshillit Revolucionar të Lëvizjes së tij politike Fatah, janë “false dhe mashtrim flagrant”.
Në komentet e tij, zoti Abbas tha se hebrenjtë u bënë objektiv sulmi nga Gjermania naziste për shkak të “rolit të tyre social” dhe jo besimit. Zoti Abbas ka shkaktuar vazhdimisht zemërimin e komunitetit ndërkombëtar me komentet për Holokaustin, gjatë të cilit nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj, së bashku me pjesëtarë të komuniteteve si romët, personat me paaftësi dhe ata nga pakicat seksuale dhe gjinore.
Në deklaratë, zëdhënësi për çështjet e jashtme të Bashkimit Evropian, që është një ndër donatorët kryesorë të Autoritetit Palestinez, i quajti komentet “një fyerje për miliona viktimat e Holokaustit dhe familjarët e tyre”.
Autoriteti Palestinez ushtron vetëqeverisje të kufizuar në territorin e pushtuar nga Izraeli gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967, ku palestinezët duan të krijojnë një shtet të pavarur.
Komentet e zotit Abbas u dënuan edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Izrael, Steffen Seibert, i cili u shpreh nëpërmjet një mesazhi në platformën X: “Palestinezët meritojnë të dëgjojnë të vërtetën nga udhëheqësi i tyre, jo shtrembërime të tilla”./VOA
E verteta ju demton imazhin e ketyre cifuteve qe jane me kriminel nga hitleri , po vrasin femije dhe gra dhe asnje nuk flet
PërgjigjuPo per Holokaustin ndaj palestinezve kur do te flasim???Mijera vet te vrare, miliona te debuar qe nuk kan te drejte te kthehen ne tokat e tyre
Përgjigju