Sulmi ndaj rebelëve Houthi

SHBA dhe Britana bombardojnë rebelët Houthi, raportohen 2 të vdekur dhe 10 të plagosur

31 Maj, 08:32| Përditesimi: 31 Maj, 08:34

  • Share

SHBA dhe Britania e Madhe kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët duke nisur bombardime në Jemen për të shkatërruar rebelët Houthi, të cilët janë bërë pengesë me sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare.

Ministria Britanike e Mbrojtjes raportoi mediat për sulme ajrore në Gadishullin Arabik me të paktën 2 të vdekur dhe dhjetë të plagosur.

Forcat britanike janë angazhuar me një operacion me forcat amerikane, thuhet në deklaratën për shtyp, për të dobësuar aftësitë ushtarake të Houthis.

Operacioni u konfirmua përmes X nga komanda e përbashkët e forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për Lindjen e Mesme, duke specifikuar se avionët amerikanë dhe britanikë goditën ’13 objektiva’ në zonat e kontrolluara nga Houthis, duke shtuar gjithashtu se më herët ditën e djeshme u shkatërruan 8 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të rebelëve shiitë.

Sipas mediave jemenase, bombardimet natën e së enjtes deri të premten ndodhën në zona të ndryshme të vendit, veçanërisht në Hodeidah, ku ndodhet një port me rëndësi strategjike, në një port të dytë më në jug.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?