Donald Trump

Bota

SHBA dhe Britania arrijnë marrëveshje tregtare, Trump: Çimenton marrëdhëniet mes dy vendeve tona

8 Maj, 15:08| Përditesimi: 8 Maj, 15:12

  • Share

Presidenti amerikan konfirmon një marrëveshje tregtare "të plotë dhe gjithëpërfshirëse" midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. Donald trump shkroi në faqen e tij të rrjeteve sociale Truth: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse që do të çimentojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite në vijim. Për shkak të historisë dhe besnikërisë sonë të gjatë së bashku, është një nder i madh të kemi Mbretërinë e Bashkuar si njoftimin tonë të PARË. Shumë marrëveshje të tjera, të cilat janë në faza serioze të negociatave, do të ndjekin, tha Trump në njoftimin e tij. 

Downing Street nuk komentoi pretendimin e Donald Trump se Mbretëria e Bashkuar kishte rënë dakord për një marrëveshje tregtare "të plotë dhe gjithëpërfshirëse" me SHBA. I pyetur për këtë, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Starmer tha se Britania do që të bëjë një marrëveshje që është në interesin kombëtar britanik dhe të mbështesë një marrëdhënie të konsiderueshme tregtare MB-SHBA.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende as në mediat e dy vendeve respektive, por ajo vjen në vazhdën e marrëveshjeve që Trump ka thënë se do të bëjë me vende të ndryshme pasi nisi luftën me tarifat tregtare.

Pas pezullimit të përkohshëm të tyre për 90 ditë në fillim të Prillit, presidenti amerikan ka folur shpesh për liderë shtetesh që po i luten për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?