Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë dënuar vendimin e qeverisë së Afganistanit të udhëhequr nga talibanët, i cili i ndalon vajzat dhe gratë të ndjekin universitetin.
Të dërguarit e SHBA-së dhe Britanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, të thirrur për Afganistanin, dënuan këtë vendim të 20 dhjetorit, që paraqet kufizimin e fundit ndaj të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan.
“Talibanët nuk mund të presin që të jenë anëtarë legjitimë të komunitetit ndërkombëtarë derisa nuk respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, veçmas të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore të grave dhe vajzave”, tha zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood.
Lajmi kryesor:
Afganistan/ Talebanët mbyllin universitetet për gratë, pritet të hyjë në fuqi menjëherë, SHBA dhe Britania dënojnë vendimin
F.D/ReportTv.al