Foto ilustruese

Bota

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare

11 Qershor, 15:18| Përditesimi: 11 Qershor, 15:31

  • Share

 

SHBA dhe Kina arritën të martën për një kornizë për të rikthyer armëpushimin e tyre tregtar në rrugën e duhur dhe për të hequr kufizimet e eksportit të Kinës për metalet e rralla. Takimi sipas reuters dha pak shenja të një zgjidhjeje të qëndrueshme për tensionet tregtare afatgjata.

Në fund të dy ditëve negociatash intensive në Londër, Sekretari amerikan i tregtisë Houard Lutnick, u tha gazetarëve se marrëveshja kornizë plotëson një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar në Gjenevë për të lehtësuar tarifat dypalëshe hakmarrëse që kishin arritur nivele shkatërruese.

Në një prononcim tjetër, zëvendësministri kinez i tregtisë Li Chenggang, tha se ishte arritur gjithashtu një marrëveshje tregtare kornizë që do t'u dërgohet liderëve të SHBA-së dhe Kinës.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?