Ukraina dhe SHBA po përgatiten për takime të reja për paqen. Në pritje të sinjaleve të reja nga Rusia, pasi Moska shpalli 3 ditë armëpushim nga data 8-10 Maj, presidenti ukrainas Zelensky thotë se po përgatitet për takime të tjera zyrtare me SHBA.
Ai thotë së aty do të diskutohen masa të tjera shtrënguese ndaj Rusisë.
“Ne po përgatitemi për bisedime me SHBA-të për sanksione të reja – po identifikojmë pikërisht ato pika presioni që do ta shtyjnë Moskën në mënyrë më efektive drejt diplomacisë. Rusia duhet të ndërmarrë hapa të qartë për t'i dhënë fund luftës dhe ne këmbëngulim që një armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar duhet të jetë hapi i pare”, thotë Zelensky.
Propozimin e Rusisë për një armëpushim 3 ditor në 8,9 dhe 10 Maj presidenti amerikan dhe ai ukrainas e kanë cilësuar të pamjaftueshëm dhe kanë kërkuar nga Rusia hapa konkretë për një paqe afatgjatë. SHBA së fundmi ka kërcënuar dy vendet se do të largohet nga përpjekjet e saj në bisedimet për paqen.
Komente
