Avionët luftarakë amerikanë F-35

Bota

SHBA dislokon avionë luftarakë F-35 në Porto Riko mes shqetësimeve për kartelet e drogës në Venezuelë

6 Shtator, 10:29| Përditesimi: 6 Shtator, 10:30

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar dislokimin e avionëve luftarakë F-35 në Porto Riko, në kuadër të një operacioni kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine, të cilët janë shpallur organizata "narko-terroriste" nga administrata amerikane.

Dhjetë avionë F-35 do të vendosen në bazën ajrore në Porto Riko, teksa administrata Trump po shqyrton edhe mundësinë e goditjeve të drejtpërdrejta ndaj rrjeteve të trafikut të drogës që veprojnë në Venezuelë.

Një hap i tillë do të përbënte një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve tashmë të larta mes SHBA-së dhe Venezuelës.

Në një reagim zyrtar, Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i ka bërë thirrje SHBA-së të heqë dorë nga, siç e cilësoi ai, “plani për ndryshim të dhunshëm regjimi në Venezuelë dhe në gjithë Amerikën Latine”. Ai shtoi se “SHBA duhet të respektojë sovranitetin, të drejtën për paqe dhe pavarësi”.

“Unë e respektoj Presidentin Trump. Asnjë nga mosmarrëveshjet që kemi pasur nuk duhet të çojë në konflikt ushtarak”, deklaroi Maduro, duke nënvizuar se Venezuela ka qenë gjithmonë e hapur për dialog dhe bisedime.

Maduro ka urdhëruar gjithashtu mobilizimin e forcave të armatosura venezueliane.

Ndërkohë, Presidenti Trump deklaroi të premten se SHBA nuk është duke diskutuar për një ndryshim regjimi në Venezuelë, por ngriti dyshime mbi procesin zgjedhor që çoi në rizgjedhjen e Maduros në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në janar.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 06/09/2025 11:49

    Me avione luftarake te gjenerates se re do te luftoje kartelet e droges Amerika apo kjo eshte nje pergattitje per te sulmuar Venezuelen ? Keta grabitqare e kane treguar veten se sa te pafyytyre jane , te paren kane pabesine qe i karakterizon si shtet imperialist qe eshte

    Përgjigju
    • Gysi: 06/09/2025 13:31

      Turi mos u mrakos per pseudokunistet e tu se do i vij radha te gjitheve.

    • Zgjidhje: 06/09/2025 13:12

      Hap syte trap, mos u bej naiv. Shih interesat tuaja. Thellohu dhe kupto

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?