Donald Trump

Bota

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

28 Nëntor 2024, 16:30| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 17:35

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë këtë të enjte Ditën e Falënderimeve, një festë e veçantë për popullin amerikan prej vitit 1789.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump uroi popullin e tij përmes një postimi në rrjetin social “X’, ku nuk kurseu as sulmet ndaj Partisë Demokratike, që sipas tij, kanë tentuar vazhdimisht rrënimin e vendit.

“Gëzuar Ditën e Falënderimeve të gjithëve, duke përfshirë edhe lunatikët e majtë radikalë që kanë punuar kaq shumë për të shkatërruar vendin tonë, por që kanë dështuar keq dhe do të dështojnë gjithmonë, sepse idetë dhe politikat e tyre janë kaq të këqija sa që njerëzit e mëdhenj të kombit tonë sapo dhanë një fitore dërrmuese për ata që duan ta bëjnë Amerikën sërish madhështore! Mos u shqetësoni, vendi ynë së shpejti do të jetë i respektuar, produktiv, i drejtë dhe i fortë, dhe ju do të jeni, më shumë se kurrë më parë, krenarë që jeni amerikan!”, shkruan në postimin e tij Trump.

Dita e Falenderimeve festohet në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1789. Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile në Amerikë, presidenti Abraham Linkoln shpalli vendimin që Dita Kombëtare e Falënderimeve të festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?