Donald Trump, JD Vance dhe djali i tij

Bota

SHBA/ Djali i JD Vance ‘vjedh’ vëmendjen gjatë ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump

21 Janar, 12:50| Përditesimi: 21 Janar, 12:54

  • Share

Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, ishte një nga ngjarjet që pati interes të lartë nga e gjithë bota. 

Megjithatë një nga gjërat që tërhoqi më së shumti vëmendje dhe u bë virale gjatë kësaj ceremonie ishte djali i republikanit JD Vance.

Ashtu siç duket edhe nga fotot e kapura vogëlushin mesa duket është lodhur nga gjithë kjo ngjarje aq sa në një moment të gjithë kamerat u fokusuan tek ai teksa merrte një sy gjumë, ndërsa babai dhe presidenti Trump ndodhen pas tij.

‘Ka qenë një ditë e gjatë për vogëlushin’, ‘çfarë foto e mrekullueshme’, ‘sa i adhurueshëm’, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?