Melania dhe Donald Trump

Bota

SHBA/ ‘Do mësoj, do luftoj’ çfarë i tha Melania, Trump-it gjatë vallëzimit pas ceremonisë së inaugurimit si president

22 Janar, 12:50| Përditesimi: 22 Janar, 13:02

  • Share

Vallëzimi i Donald Trump dhe Melanias, morën të gjithë vëmendjen e mediave në ballon që u organizua pas ceremonisë së inaugurimit të tij.

Dialogu mes çiftit presidencial teksa vallëzonte, bëri kuriozë jo pak njerëz në SHBA dhe në botë, ku tashmë disa ekspertë për leximin e buzëve, kanë dhënë versionet e tyre.

Eksperti i leximit të buzëve, Jeremy Freeman, pretendon se ka deshifruar bisedën e tyre, shkruan Mirror.

“Sot është një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë,” i pëshpëriti fillimisht Melania në vesh Trump, sipas Freeman.

“Ke të drejtë, do mësoj, do luftoj”, thuhet se i është përgjigjur presidenti republikan, ndërsa gruaja e tij i ka thënë: “Unë jam këtu për ty”.

Donald Trump u betua si president i 47-të i SHBA-së, më 20 janar në Uashington, në ndërtesën e Kapitolit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të ftuar drejtues të teknologjisë, ish-presidentë dhe disa liderë të huaj si: Elon Musk, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg, Joe Biden, George W Bush, presidenti i Kinës, Xi Jinping, kryeministri hungarez Viktor Orbán etj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?