Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ka ripërsëritur edhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës duke theksuar se do të punohet fort në mënyrë që ambiciet e Putinit për t’u zgjeruar në Ukrainë dhe më gjerë mos të realizohen.
"Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të hedhur poshtë ambiciet e Putinit për t'u zgjeruar në Ukrainë dhe më gjerë, Rusia ka dështuar për të arritur qëllimet e saj në Ukrainë falë guximit të ukrainasve dhe ndihmës sonë ", tha Psaki.
Lajmi kryesor:
Bombardohen 5 stacione hekurudhore në Ukrainë! Blinken: Do të rikthejmë diplomatët në Kiev! Zbulohet varri i tretë masiv në Mariupol
J.GJ./ReportTv.al