Zëvendës ambasadori amerikan Daniel Koski

Politikë

SHBA: Do të forcojmë demokracinë shqiptare, shoqëria civile duhet të jetë roje e institucioneve

22 Tetor 2019, 11:47| Përditesimi: 22 Tetor 2019, 11:50

  • Share

TIRANE-Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski u shpreh sot se forcimi i demokracisë shqiptare është përparësi e qeverisë amerikane.

 “Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është një përparësi e qeverisë amerikane. Qeveria amerikane po e ndjek këtë qëllim përmes programeve tona, projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen për ditën kombëtare të aktivizmit.

Një shoqëri civile e fortë shërben si një roje për institucionet përgjegjëse. Kjo mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Avokimi i suksesshëm kërkon vendosmëri edhe kur dështimi duket i sigurt.

Ju nxis të merrni përsipër këtë angazhim dhe të punonin për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Ambasada e SHBA është këtu për t’ju ndihmuar që të ngrini zërin” tha ai në një aktivitet të zhvilluar në Sheshin “Skënderbej” për Ditën Kombëtare të Aktivizmit.

Komento

Komente

  • Fitim: 22/10/2019 18:49

    I LUTEMI SHUME SHBA,,ALEATIT TONE ME TE MIRE,,QE TE SHPALLE NON GRATA 5000 -6000 ZYRTARE SHQIPTARE QE KANE VJEDHUR E VRARE POPULLIN SHQIPTAR,,,DO JU JEMI PERJETE MIRENJOHES,,ILIR META DHE BERISHA TE PARET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?