Nëse arrihet një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin rolin kryesor në monitorimin e një zone tampon brenda territorit të Ukrainës, e parashikuar si një mekanizëm për të mbrojtur vendin nga agresioni rus.
Lajmi bëhet i ditur nga media amerikane “NBC”, përmes burimeve ekskluzive të cilët kanë njohuri mbi planin që po diskutohet nga zyrtarë ushtarakë të vendeve aleate të Ukrainës, përfshirë SHBA-në.
Kjo zonë do të ishte një hapësirë e madhe e çmilitarizuar, kufijtë e së cilës nuk janë përcaktuar ende, që do të ndante forcat ruse nga ato ukrainase brenda territorit ukrainas.
SHBA-ja, falë kapaciteteve të saj teknologjike, pritet të luajë rolin udhëheqës në mbikëqyrjen e zonës, duke përdorur dronë, satelitë dhe mjete të tjera të zbulimit, në bashkëpunim me vende të tjera që do të përfshihen në procesin e monitorimit.
Zona mund të sigurohet fizikisht nga trupa ushtarake të vendeve jo-anëtare të NATO-s, si Arabia Saudite apo edhe Bangladeshi.
Trupa amerikane nuk do të vendosen në territorin e Ukrainës, kanë theksuar burimet për NBC.
Presidenti rus Vladimir Putin do të duhet të japë pëlqimin për çdo plan që përfshin garanci sigurie për Ukrainën.
Më herët gjatë ditës së sotme, Putin tha se prezenca e ushtarëve perëndimorë në Ukrainë do të konsiderohet si kërcënim për Rusinë dhe do të jenë shënjestër.
Në vend të kësaj, garancitë e sigurisë ka të ngjarë të mbështeten në trupa nga vende jo-anëtare të NATO-s.
Çdo plan mbetet ende në fazë paraprake, derisa të ketë marrëveshje të drejtpërdrejtë mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe me liderët e vendeve që do të përfshihen në skemën e garancive, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump.
Komente

Nese kjo luft do vazhdoj esht ne interes te Shqipris.hera e par ne histori qe dy aleat kunder shqiptaris jan ne luft.i mallkun nenat femijet vajzat e perdhunura ne Kosov e Maqedoni dhe zoti i denoj
Përgjigju