Zelensky në Davos kërkon më shumë armatim nga Perëndimi! Kreu i Pentagonit në Berlin, mbledh 50 homologët në takim! Kievi: Hetimi për helikopterin përfshin të gjitha pistat

19 Janar 2023, 07:25| Përditesimi: 21 Janar 2023, 20:11

  • Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë të pazakontë ditën e sotme gjatë një fjalimi të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ku tha se nuk ishte i sigurt nëse Putin ishte gjallë. Zelensky tha se duke marrë parasysh veprimet e Rusisë totalisht në kontradiktë me atë çfarë thuhet, nuk e kupton se me kë duhet të negociojë për paqen.

"Unë nuk e kuptoj plotësisht se me kë të flas dhe për çfarë. Nuk jam i sigurt nëse ai është presidenti i Rusisë. Nuk e kuptoj fare nëse është gjallë dhe kush i merr vendimet".  Kur flasim bisedime për paqen, nuk e kuptoj fare se me kë duhet t'i bëjmë ato"- u shpreh Zelensky.

Ndërsa kësaj deklarate të Zelensky-t i është përgjigjur zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Putin është i gjallë ashtu si e gjithë Rusia pavarësisht se Zelensky nuk e dëshironte diçka të tillë.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që t'i japin Ukrainës më shumë ndihma që të arrijë të forcojë ushtrinë për të rimarrë kontrollin e plotë të Krimesë. Kështu raporton Neë York Times duke cituar burime në administratën e Biden.

Për muaj të tërë, administrata amerikane kishte mbajtur një qëndrim të moderuar, por presidenti Joe Biden thuhet se është i bindur se nëse ushtria ukrainase arrin të marrë kontrollin mbi Krimenë, mund të forcojë pozicionin e Kievit në funksion të negociatave të ardhshme. Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, dhe një aleat i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, paralajmëroi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të enjten se disfata e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë një luftë bërthamore.

"Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkaktojë një luftë bërthamore," tha Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë të Putinit, në një postim në Telegram.

"Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur kurrë konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre," tha Medvedev, i cili shërbeu si president nga vitit 2008 deri në vitin 2012.

Medvedev tha se liderët e NATO-s dhe të tjerë të mbrojtjes, që do të takohen të premten në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për të folur rreth strategjisë dhe mbështetjes për përpjekjen e Perëndimit për të mposhtur Rusinë në Ukrainë, duhet të mendojnë për rreziqet e politikës së tyre.

Lajm në përditësim...

Ora 22:55
Zelensky në televizionin gjerman: A mund të na jepni tanke apo jo? Njerëzit vdesin këtu

"Mund të vazhdoni të flisni kështu edhe për gjashtë muaj të tjerë, por njerëzit në vendin tonë po vdesin çdo ditë" kështu tha Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga transmetuesi gjerman Ard dhe foli mbi hezitimin e qeverisë gjermane në lidhje me dërgimin e tankeve leopard në Ukrainë .


Ai siguroi se këto tanke nuk do të përdoren për qëllime sulmuese, por mbrojtëse.

"Nuk është se ne do të sulmojmë, nëse dikush është i shqetësuar për këtë. Këto tanke nuk do të hyjnë në Rusi, ne po mbrohemi", tha ai.


Në intervistë, megjithatë, Zelensky kishte edhe fjalë mirënjohjeje për ndihmën e deritanishme të dhënë Kievit nga Gjermania: "Ne jemi mirënjohës. Dua që të gjithë ta dëgjojnë: ne i jemi mirënjohës Gjermanisë".

Ora 22:28
Ministri i Jashtëm i Izraelit pranon ftesën për në Kiev

Ministri i Jashtëm Eli Cohen pranoi një ftesë nga homologu i tij ukrainas për të vizituar Kievin në atë që do të ishte vizita e parë e një zyrtari izraelit që nga fillimi i pushtimit rus. Mediat izraelite kanë raportuar se Cohen ka diskutuar më anë të një bisede telefonike me  Dmytro Kuleba dhe i ka thënë se do marri mori përsipër të rihap ambasadën izraelite në Kiev brenda 60 ditëve, ndërsa për momentin stafi diplomatik punon nga Polonia. Ministri theksoi gjithashtu se Izraeli do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare për Ukrainën në lidhje me infrastrukturën energjetike, pajisjet mjekësore dhe ujin. Në bisedë thuhet se Cohen trajtoi çështjen e Iranit duke kërkuar që Ukraina të bashkohet në luftën kundër Gardës Revolucionare të Teheranit dhe të shtyjë Evropën t'i përfshijë ato në listën e organizatave terroriste.

Ora 20:48
Ambasada ruse në Romë: Kapen raketat italiane ‘Milan’ të përdorura nga Kievi

Ambasada ruse në Itali është shprehur se janë kapur  raketa antitank ‘Milan’ të përdorura nga ukrainasit. Kështu shkruajnë vetë përfaqësuesit diplomatikë të ambasadës rusë në Romë. Ata shprehen se raketat të cilët janë prodhim italian ndodhedhin në rajonin e Donetskut, i cili është shpallur Republikë Popullore e Donetskut, gjë të cilën Ukraina nuk e pranon.

Ambasadasa ruse në Itali ka ndarë me anë të një postimi në faqen e Tëittert lajmin e kapjes së raketave antitank “Milan”.

 “Të paktën kjo armë është në duar të mira”, shkruan ambasada e Moskës, ndërkohë, sipas të dhënave të Europolit, shumë armë të NATO-s të furnizuara regjimit të Kievit përfundojnë në tregun e zi dhe i rishiten organizatave kriminale në Evropë

Në postin e ambasadës ka edhe foto me pamje të ushtarëve në aksion dhe disa detaje të raketave, me të dhëna për prodhim italian.

Ora 16:45
Flet sekretari britanik i mbrojtjes mbi luftën në Ukrainë: Nëse Putin mendon se do lodhemi, e ka gabim! Do dërgojmë 600 raketa Brimstone

Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace  po mban një konferencë shtypi në Estoni pas lajmeve se Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës një numër tankesh Challenger 2.

 "Nëse Presidenti Putin po mendon se ne do të mërzitemi këtë vit, ai e ka gabim", tha ai.

Wallace tha se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është me Ukrainën për një kohë të gjatë".

Ai shtoi se Rusia duhet të kuptojë që sovraniteti i Ukrainës do të rivendoset.

Sekretari i Mbrojtjes shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë gjithashtu 600 raketa Brimstone për të ndihmuar Ukrainën.

"Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën të dominojë fushën e betejës. Ne nuk do të shkojmë askund, zoti Putin - ne jemi në mbështetje të Ukrainës për një kohë të gjatë. Ju duhet të bëni një ndryshim, duhet të largoheni nga Ukraina”, tha ai.

Ora 15:41
Ukraina: Irani nuk njeh territoret e aneksuara si pjesë të Rusisë

Irani nuk i njeh  territoret e pushtuara të Moskës në Ukrainë si pjesë e Rusisë dhe nuk është pro luftës, pavarësisht marrëdhënieve të mira me Moskën. Në mbështetje të Ukrainës, ka reaguar së fundmi edhe  ministri i Jashtëm Amir Abdollahian , duke iu referuar republikave separatiste lindore Donetsk dhe Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

 “Pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me Moskën, Teherani njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, “konflikti në Ukrainë nuk është zgjidhje”, shtoi ministri.

Ora 15:21
Lufta në Ukrainë/ Kreu i grupit Wagner deklaron pushtimin e fshatit Klishchiivka afër Bakhmutit, Ukraina ende pa përgjigje për këtë deklaratë

Fshati Klishchiivk nw Ukrainë kontrollohet plotësisht nga njësitë Wagner. Kështu deklaroi kreu i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin, sipas të cilit njerëzit e tij, të cilët kanë luftuar pa u lodhur javët e fundit në përpjekje për të avancuar në lindje të Ukrainës, kanë pushtuar fshatin e vogël.

 Ushtria ukrainase, e cila kohët e fundit tha se kishte zmbrapsur sulmet ruse, nuk u përgjigj pas njoftimit. 

Humbja e fshatit mund të rrezikojë aftësinë e Ukrainës për të mbajtur Bakhmutin dhe kështu të shkurtojë linjat e furnizimit në qytet. E gjithë zona ka qenë skenë e përleshjeve shumë të dhunshme për javë të tëra, sepse Rusia po përpiqet të pushtojë të gjithë zonën e Donbasit.

Ora 14:45
Zelensky deklaroi se nuk besonte që Putin është gjallë, reagon Peskov: Është i gjallë ashtu si e gjithë Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar pas deklaratës së Zelenskyt i cili u shpreh se nuk ishte i sigurt nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ishte gjallë pas veprimeve kontradiktore të ndërmarra.

Peskov tha se Putin është gjallë si e gjithë Rusia pavarësisht se Zelensky nuk e dëshiron diçka të tillë.

“Presidenti rus Vladimir Putin është gjallë, ashtu si gjithë Rusia. Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet ta kuptojë këtë shpejt. Është e qartë se Rusia dhe Putini janë një problem i madh për Ukrainën e sotme dhe për Zelensky-n. Dhe është e qartë se nga një këndvështrim thjesht psikologjik, Zelensky do të preferonte që as Rusia dhe as Putini të mos ekzistonin, por ai e kupton se së pari, sa më shpejt Ukraina ta kuptojë se Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë, do të duhet të heqë dorë nga gjithçka ruse"u tha Peskov gazetarëve.

Ora 14:14
Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Vladimir Putin është gjallë, nuk kuptohet kush i merr vendimet

1673332410_sdasddasass.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se nuk është i sigurt nëse Vladimir Putin është gjallë.

Në një lidhje ‘skype’ gjatë Forumit Ekonomike Botëror në Davos, Zelensky tha se nuk kuptohej se me kë kishin të bënin pasi ndryshe thuhej dhe ndryshe veprohej nga Rusia.

"Unë nuk e kuptoj plotësisht se me kë të flas dhe për çfarë. Nuk jam i sigurt nëse ai është presidenti i Rusisë. Nuk e kuptoj fare nëse është gjallë dhe kush i merr vendimet".  Kur flasim bisedime për paqen, nuk e kuptoj fare se me kë duhet t'i bëjmë ato"- u shpreh Zelensky.

Ora 12:37
Charles Michel: Rrugës për në Kiev! Diskutime për dërgesat e armëve

Charles Miche, foto nga Kenzo Tribouillard

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi sot se ishte rrugës për në Kiev për të diskutuar me presidentin Volodymyr Zelensky se çfarë "masash konkrete" mund të marrë Evropa për të mbështetur Ukrainën.

“Jam rrugës për në Kiev”, tha Michel në një video që postoi në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se do të takonte Zelensky, si dhe kryeministrin dhe anëtarët e parlamentit.

Shefi i BE-së tha gjithashtu se ai do të diskutojë me presidentin Zelensky dhe ekipin e tij se cilat janë masat konkrete që mund të zhvillojmë për t'u siguruar që ata janë më të fortë dhe më të fuqishëm. Zelensky ka bërë thirrje për tanke të rënda moderne, të dizajnuara nga perëndimi, ndërsa shumë nga aleatët e Ukrainës kanë njoftuar planet për të rritur mbështetjen e tyre ushtarake për Kievin këtë muaj.

Ora 11:03
Zelensky: Do të rimarrim tokën tonën tonë, Krimenë

Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina synonte të rimarrë Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, pasi ai u bëri thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t'i japin atij më shumë armatime.

"Objektivi ynë është të çlirojmë të gjitha territoret tona. Krimea është toka jonë, territori ynë, deti dhe malet tona. Na jepni armët tuaja dhe ne do ta kthejmë tokën tonë.", tha Zelensky gjatë një fjalimi në Davos, Zviciër. 

Ora 10:25
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus: Humbja e Rusisë mund të çojë në luftë bërthamore

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe aleat i ngushtë i Putinit, Dmitry Medvedev ka sjellë dhe një herë temë diskutimi " luftën bërthamore".

“Nesër, në bazën e NATO-s në Ramstein, liderët e mëdhenj ushtarakë do të diskutojnë taktika dhe strategji të reja, si dhe furnizimin e Ukrainës me armë të reja të rënda dhe sisteme sulmi”, shkruan ish-presidenti dhe kryeministri rus në Telegram.

"Dhe kjo ndodhi menjëherë pas forumit të Davosit, ku patronët e partive politike të pazhvilluara përsëritën si një mantra: Për të fituar paqen, Rusia duhet të humbasë. Dhe asnjë prej tyre nuk i shkon mendja të nxjerrë përfundimin elementar vijues: humbjen e një fuqi bërthamore në një luftë konvencionale mund të çojë në shpërthimin e një lufte bërthamore. Fuqitë bërthamore nuk i kanë humbur konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre. Por kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Edhe ndaj një politikani perëndimor që ka ruajtur të paktën një gjurmë inteligjence”, shkruan Medvedev.

Ora 10:22
Rrëzimi i helikopterit në Kiev, nisin hetimet për ngjarjen

Një hetim penal ka nisur pasi një helikopter u rrëzua pranë një çerdheje në rajonin e Kievit dje, duke vrarë 14 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës. Përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe një anë e tërë e ndërtesës së çerdhes u shkatërrua.

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se fëmijët dhe stafi kishin qenë në çerdhe kur avioni u përplas me një ndërtesë në Brovary, në verilindje të kryeqytetit.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti aksidentin një "tragjedi të tmerrshme" dhe ka bërë thirrje për një hetim penal.

"SBU (shërbimi ukrainas i sigurisë) ka nisur një hetim penal për këtë ngjarje të tmerrshme," tha ai në fjalimin e tij të natës.

"Kam udhëzuar kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës, në bashkëpunim me të gjitha organet e tjera të autorizuara, për të sqaruar të gjitha rrethanat e fatkeqësisë."

Ai tha gjithashtu se Ukraina kishte humbur njerëz që ishin profesionistë, patriotë dhe udhëheqës të besueshëm. Ministri i punëve të brendshme Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yurii Lubkovych janë mes viktimave.

Ora 10:12
CNN: Paketa e re e ndihmës ushtarake nga SHBA për Ukrainën do të jetë 2.5 miliardë dollarë

1673851762_Screenshot1.jpg

Një paketë e re amerikane që do të shkojë si ndihmë ushtarake për Ukrainën do të ketë një vlerë prej rreth 2.5 miliardë dollarë, raporton CNN.

Kjo është një nga paketat më të mëdha të shpallura nga Uashingtoni që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar. Paketa, e cila ende nuk është finalizuar, do të përfshijë për herë të parë mjete luftarake Stryker. Ndihma e re, shkruan CNN mund të finalizohet deri në fund të javës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loti: 20/01/2023 00:24

    Po pse mor zelinsk ju fute ksaj pune, qindra mijera ukrains te vdekur, miljona bredhin neper europe, e ti ke 1 vit duke lypur neper bote. Nuk mesove nga fati Gjeorgjise? E perdoren dhe e braktisen perendimoret. Per 1 vit te dhan me shume buxhet sec harxhon rusia per armatime, e prap humbe 20% te vendit. Per disa muaj Rusia do te vije ne dyert e Odeses e do te thon rri urte se ta hoqem dhe daljen ne det o i mjere.

    Përgjigju
  • Barbaret: 19/01/2023 17:04

    Ju o britanik dergoni cfare te doni po Rusia do tjua thyej brinjet do tju thyej si arra tha Putin , historia nuk injorohet dhe ju po e kruani me arushen qe ta heq zemren nga vendi o legena qe e ndezet biten flake .

    Përgjigju
    • Artan: 20/01/2023 03:33

      Mire, i more rublat edhe per sot.

  • Babale: 19/01/2023 15:57

    Mbaroj ajo puna ne Ukraine i vuri para Rusi tani Europa te pranoj nje humbje pak me stil qe mos ti bjere prestigji dhe te filloje maredheniet me Rusine dhe mos te meret me ameriken se i mori ne qafe i la pa buke

    Përgjigju
    • Leon: 19/01/2023 17:38

      O toç, kush po le pa buke europen mor? Amerika?! Rusia ore, Rusia eshte pergjegjese! Qe me ate imperializmin e vet, nuk lejon ukrainasit te jetojne e punojne token qe te eksportojne grurin neper bote. Ukrainasit e shkrete po luftojne te shporrin pushtuesin nga tokat e tyre. Po sikur te sulmohej vendi yt, ti cfare do beje? Do beheshe pale me pushtuesin? Si ka mundesi qe vendet baltike, ish shtete te bashkimit sovjetik, nuk ribashkohen me Rusine? Vazhdojne rrijne ne NATO dhe BE? Ta them une: nuk duan sepse e kane jetuar ne kurriz te tyre periudhen e komunizmit. Nuk duan sepse Rusia eshte nje vend shtypes dhe te drejtat e njeriut i shkel me kembe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?