SHBA/ Donald Trump: Nuk kam gënjyer për rrezikun nga koronavirusi

11 Shtator 2020, 14:41| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 14:43

  • Share

"Nuk gënjeva”, u përgjigj prerazi Presidenti Trump gjatë konferencës së fundit për shtyp të kur një gazetar e pyeti “Përse i gënjyet amerikanët për Covid?".

Pyetja e gazetarit Jom Karl i kanalit ABC News u bazua mbi ato që shkruhen në librin e ri me autor Bob Woodward ku janë zbardhur një numër i madh regjistrimesh telefonike që autori ka patur me Trump, dhe ku presidenti pohon se e ka minimizuar rrezikun nga koronavirusi.

Në libër, autori Woodward thotë se Presidenti Trump e dinte që në muajt e parë të 2020-ës se çfarë kërcënimi vdekjeprurës mund të paraqiste për Shtetet e Bashkuara koronavirusi, por me qëllim dha informacione jo të sakta për publikun amerikan dhe seriozitetin e kësaj sëmundjeje.

"Nuk doja të filloja të hidhesha përpjetë duke thirrur “Vdekje-Vdekje,” u përgjigj presidenti duke shpjeguar se përse kishte bërë publikisht komente jo të vërteta për rrezikun e virusit.

Trump gjithashtu tha se nëse autori i librit “Zemërim” do të kishte menduar vërtetë se komentet që dëgjoi nga unë ishin vërtetë alarmante, “ndoshta duhet të kishte dalë menjëherë për ti shprehur publikisht ato” dhe të mos priste me muaj deri në botimin e librit.

Figura të opozitës demokrate janë shprehur se nëse presidenti do ta kishte diskutuar hapur sa e rrezikshme ishte sëmundja, më pak jetë amerikanësh do të ishin humbur nga COVID-i.

Autori Bob Woodward, i cili është përballur me kritika të gjera për faktin se nuk i bëri publike për muaj me radhë shqetësimet e Presidentit Trump për kërcënimin e koronavirusit, u shpreh se i ishte dashur kohë për të vërtetuar se komentet që kishte shprehur privatisht presidenti ishin të sakta.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me numrin e vdekjeve të konfirmuara nga COVID-19, me gati 190'000. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu vendi udhëheqës në botë për rastet e infeksioneve, me 6.3 milionë, gati një e katërta e më shumë se 27.3 milionëve në të gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?