Sulmi izraelit në Iran, 26 tetor 2024
SHBA ka paralajmëruar Iranin që të mos nisë një tjetër sulm ndaj Izraelit, duke theksuar se nëse ata sulmojnë përsëri, Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të frenojë shtetin hebre.
Kështu shkruan Axios duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit.
“Ne u thamë iranianëve: nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë Izraelin dhe nuk do të jemi në gjendje të garantojmë se sulmi i ardhshëm do të jetë po aq i kalibruar dhe i shënjestruar sa ai i mëparshmi”, - shkruan Axios, e cila citon zyrtarin amerikan.
Ndërsa zyrtari izraelit tha se mesazhi është përcjellë përmes zviceranëve.
Lajmi kryesor:
Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza
K.M/ReportTv.al