SHBA/ Dremitja, ‘arma’ e re e pentagonit që rrit aftësitë luftarake

8 Tetor 2020, 14:58| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 15:00

  • Share

Inteligjencë artificiale? Luftërat hapësinore? Jo, ushtria amerikane tani prezanton një armë të re: dremitjen. E konsideruar si "Pritje taktike" ajo ‘do t'u jepet’ ushtarëve amerikanë në vijën e frontit dhe nëse është e nevojshme, edhe e imponuar nga komandantët. Diçka e pakonceptueshme kjo për traditat e vjetra luftarake, kur ushtari që mbyllte sytë gjatë një misioni ndëshkohej ashpër. Të gjitha kanë qënë të gabuara, pretendon tani Pentagoni

Gjumi u pastrua nga manuali i miratuar i operacioneve ushtarake disa ditë më parë. Quhet "Holistic Health and Fitness" dhe përcakton evolucion në qasjen shëndetësore për të përmirësuar performancën e ushtarëve.

Sipas Pentagonit, “Problemi është se shumë trupa amerikane janë aq shumë jashtë forme sa bëhen të papërdorshme”.

Statistikat tregojnë se vetëm gjatë muaji prill mbi 58,000 ushtarë nuk ishin në gjendje të kryenin misionet e ngarkuara. Plani i ri bazohet te rimëkëmbja fizike, në gjimnastikë, ushqim dhe shumë gjumë.

"Për të arritur një përgatitje optimale, ushtarët duhet të flenë. Sa më shumë të flenë, aq më mirë. Mungesa e gjumit i dobëson ata. Në praktikë, gjumi i bën ata ushtarë më të mirë", thuhet në manualin e ri të Pentagonit. ‘Doza’ e gjumit varion nga shtatë deri në nëntë orë në ditë, pa përcaktuar megjithatë sasinë minimale për të ruajtur "efikasitetin ushtarak".

"Ideja që një ushtarak mund të jetë në formë duke qenë edhe pa gjumë është një mit. Ndërsa ushtarët zakonisht përfitojnë nga trajnimet luftarake, kjo nuk vlen për gjumin. Ushtarët nuk mund të stërviten mirë duke qënë pa apo me pak gjumë”

Marina Amerikane e vuri re këtë dy vjet më parë, kur hetimet në përplasjen e dy kryqëzorëve kishin identifikuar si shkak lodhjen e marinsave. Që nga ajo kohë, ekuipazhet e transportuesve të avionëve ishin detyruar të flinin tetë orë në ditë. Por pa përmendur dremitjen, e cila tani bëhet strategjike në rregullat e Ushtrisë Amerikane. Komandantët duhet gjithashtu ta autorizojnë atë në front ose në manovrat e mëdha luftarake sa herë që "lodhja e tepërt rrezikon të bëhet e rrezikshme".

"Kur gjumi i rregullt natën nuk është i mundur për shkak të karakteristikave të misionit, ushtarët mund të përdorin dremitje për të rimarrë kontroll dhe energji. Kur koha e gjumit në dispozicion është e madhe, ushtarët duhet të bëjnë gjumë më të gjatë të mundshëm, sa herë iu jepët ky shans. Gjatë kohës kur gjumi është i kufizuar - dremitja së bashku me rreth dyqind miligramë kafeinë - mund të ndihmojnë”

Manuali FM-22 i Pentagonit autorizon të mbyllni sytë dhe të dremisni. Në SHBA madje edhe gjumi, tani e tutje, është një mënyrë për t'i shërbyer atdheut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?