SHBA/ Dy afro-amerikanë të vrarë nga policia! Joe Biden fluturon për në Kenosha: Padisni agjentët përgjegjës (VIDEO)

3 Shtator 2020, 11:17| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 11:21

  • Share

Pas disa muajsh protestash për brutalitetin e policisë kundër afrikano-amerikanëve dhe dy ditë pas vrasjes së një burri në Los Anxhelos, një tjetër u vra në Uashington dhe një përson vdiq nga asfiksia prej mbytjes por që u zbulua vetëm sot gjatë ekzaminimit të një videoje të regjistruar në mars. Dhe në prag të vizitës së tij në Kenosha kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhe Joe Biden, bëri thirrje për drejtësi.

Rasti i Uashingtonit

Në Uashington policia ka vrarë një afrikano amerikan gjatë një kontrolli për armëmbajtje pa leje në juglindje të kryeqytetit.

"Oficerët e policisë i’u afruan një makine, nga e cila dolëm disa njerëz që për ti shpëtuar kontrollit u larguan me shpejtësi, ndërsa një polic qëlloi mbi njërin prej tyre, një 18 vjeçar që vdiq më vonë në spital", - shpjegoi Shefi i Policisë së Uashingtonit Peter Nesham në një konferencë shtypi. "Ne besojmë se ata ishin të armatosur dhe në vendngjarje kemi gjetur dy armë"

Vrasja e marsit e zbuluar sot

Një 30-vjeçar afrikano-amerikan me çrregullime mendore, i cili vraponte i zhveshur në rrugë në Rochester, në periferi të Nju Jorkut-ut, vdiq nga asfiksia pasi oficerët që e ndaluan i vendosën prangat, pastaj i vunë një kapuç në kokë dhe e mbajtën me fytyrë në asfalt për të paktën dy minuta.
Vdekja nga asfiksia ndodhi shtatë ditë më vonë në spital, ku burri ishte shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.
Episodi daton më 30 Mars, por vetëm tani familja ka lëshuar videot në rrjetet sociale.

Viktima quhej Daniel Prude, 30 vjeç, me origjinë nga Çikago. Ai sapo kishte arritur në Rochester për një vizitë me familjen e tij. Policia ndërhyri pasi vëllai Joe telefonoi 911 për të raportuar zhdukjen e vëllait nga shtëpia ku ishin, duke shpjeguar se Daniel vuante nga çrregullime mendore.

Videoja tregon burrin që vrapon i zhveshur në rrugë, por kur policët që ndërhyjnë e urdhërojnë atë të shtrihet ai i bindet dhe i vendos duart pas kokës. Sidoqoftë, ai shfaqet shumë i trazuar dhe bërtet ndërsa e prangosin. Më pas oficerët i vunë në kokë një lloj kapuçi që përdoret për të mbrojtur policët nga pështyma e të arrestuarve, veçanërisht në kohë pandemie. Ai nisi fillimisht të vjellë dhe pastaj humbi ndjenjat deria mbërriti në spital. Tani familjarët akuzojnë policët ndaj të cilëve po hetohet nga prokuroria.

Plagosja e Jacob Blake

Vdekja e 30-vjeçarit ndodhi dy muaj para asaj të George Floyd, afrikano-amerikan i vrarë në Minneapolis, pas së cilës filloi një lëvizje gjigande proteste në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Protestuesit dolën përsëri në rrugë pas plagosjes së Blake, afrikano-amerikan 29-vjeçar i cili u paralizua pasi u qëllua pas shpine me 7 plumba nga policia më 23 gusht.

Dje Presidentit amerikan Donald Trump, nga qyteti i Kensha-s, deklaroi se ka ardhur koha për të vënë rregullin në qytetin, i cili prej 23 gushtit ska gjetur qetësi. Presidenti akuzoi protestuesit për dhunë dhe vandalizën dhe theksoi edhe njëherë se rregulli do të rivihej në vend, me çdo kusht.

"Duhet të jesh i vendosur, i fortë, dhe i gatshëm të mobilizosh njerëzit" ; kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump

Më vonë, në një diskutim me zyrtarët e ligjit, Trump tha se ata po përballen me anarkistë, plaçkitës dhe protestues të dhunshëm, prandaj është e nevojshme të merren masa emergjente.

Duke kritikuar demokratët ai tha se duhet tu japin mbështetje të madhe forcave të zbatimit të ligjit, pasi sipas tij dhuna e ditëve te fundit nuk është shenjë e protestave paqësore, por e terrorit të brendshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?