Sean O'Donnell, 37-vjeçari që qëlloi shokun e tij

Bota

SHBA/ Dy shokë qëllojnë njëri-tjetrin në kokë me armë, kishin vendosur helmeta! Humb jetën njëri prej tyre

31 Gusht, 15:39| Përditesimi: 31 Gusht, 15:49

  • Share

Dy shokë qëlluan me radhë njëri-tjetrin në kokë me pushkë, ndërsa mbanin veshur helmeta kevlar brenda një shtëpie.

Sean O'Donnell, 37 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në Hjuston të Teksasit, më 17 gusht, në lidhje me vrasjen me armë zjarri ndaj Aaron Prout, 34 vjeç, nga Mbretëria e Bashkuar.

Dy shokët ishin brenda shtëpisë së O'Donnell duke qëlluar drejt njëri-tjetrit me pushkë ndërsa mbanin veshur helmetat rezistente ndaj plumbave, kur Prout u plagos rëndë nga të shtënat.

Sipas sherifit, britaniku u transportua në një spital të zonës, por fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetojë.

“Është e vështirë të besohet se dy, të ashtuquajtur miq, do të qëllonin me radhë ndaj njëri-tjetrit të veshur me një helmetë kevlar, brenda një shtëpie në një lagje banimi, ndërsa përdornin një pushkë”, shkroi Sherifi i Qarkut Harris, Ed Gonzalez.

O'Donnell u akuzua për vrasje  dhe aktualisht ndodhet në burgun e Qarkut Harris./New York Post

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?