Facebook njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e reklamave të reja politike një javë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor në SHBA, që do të thotë se do të mbeten të palëvizura vetëm ato që janë shfaqur më parë.
Përveç këtij ndalimi Facebook tha se do të fshijë çdo postim të ndonjërit prej kandidatëve që do të përpiqet të deklarojë fitoren në zgjedhje para shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Deri më tani, Mark Zuckerberg ka qenë i vendosur për lejimin e reklamave politike në Facebook dhe Instagram, edhe nëse kandidatët politikë i përdorin ato reklama për të gënjyer ose përhapur dezinformata.
Kompanitë e tjera të mediave sociale, përfshirë Twitter dhe Pinterest, i kanë ndaluar tashmë reklamat politike në shërbimet që ofrojnë.
Facebook gjithashtu tha se do të hiqte postimet që përpiqen, përmes frikës nga pandemia, të dekurajojnë njerëzit për të votuar.
Zuckerberg u shpreh se tha se “demokracia jonë është mjaft e fortë për t’i bërë ballë kësaj sfide” dhe për të qënë “të lirë dhe të ndershëm, edhe nëse duhet kohë që të numërohet çdo votë”.
“Ne kemi votuar edhe më parë gjatë pandemive globale. Ne mund ta bëjmë këtë. Por do të duhet një përpjekje e përbashkët nga të gjithë ne - partitë politike dhe kandidatët, autoritetet zgjedhore, media dhe rrjetet sociale, dhe gjithashtu votuesit”.