Drejtuesi i agjencisë amerikane të ushqimit dhe ilaçeve (FDA), Dr Stephen Hahn ka njoftuar se agjencia më në fund, ka autorizuar testin e parë që mund të bëhet nga shtëpia për diagnostikimin e COVID-19.
I ngarkuar nga Trump për të ulur sa më shumë barriera dhe ardhur në ndihmë komunitetit nga ana mjekësore, Hahn shprehet se: “Kemi bërë ç’ishte e mundur duke njohur edhe emergjencën e situatës”.
"Ky është një test ku, nën rrethana të caktuara me mbikëqyrjen e mjekut, një i tillë mund t'i dërgohet me postë një pacienti, dhe më pas ai mund të kryej vetë tamponin dhe t’ia postojë përsëri mjekut e më pas të marrë rezultatet."
Ai thotë se agjencia ka aprovuar 63 teste deri më tani, dhe aktualisht është duke punuar me mbi 400 prodhues të këtyre testeve për të autorizuar produktet e tyre.
Referuar testeve të antitrupave, të cilat përcaktojnë nëse dikush tashmë ka pasur virusin dhe mund të jetë imun, Dr Hahn tha se ata kanë autorizuar katër dhe shumë të tjerë janë duke u bërë “gati”.
Mungesa e testimit ka qenë një çështje kryesore me përgjigjen e vendit COVID-19 në SHBA. Guvernatorët në të gjithë vendin kanë kërkuar më shumë teste javët e fundit, dhe testet fillestare të bëra nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve ishin të pasakta.
Rregulloret ekzistuese të administrimit të ilaçeve gjithashtu ua vështirësuan laboratorëve spitalorë në të gjithë vendin fillimin e testeve të reja diagnostikuese.