Pamje nga përmbytjet në Nevada

SHBA/ Festivali në Nevada, bllokohen në baltë 70 mijë pjesëmarrës, 1 viktimë! Rrebeshi në shkretëtirë shkakton kaos

3 Shtator 2023, 21:03| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 21:09

  • Share

Edicioni i sivjetshëm i festivalit, i njohur si “Burning Man” është shkatërruar nga stuhitë e rrebeshet që kanë shkaktuar një të vdekur dhe bllokimin e rreth 70 mijë pjesëmarrësve në një shkretëtirë në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Organizatorët e festivalit thanë se po përpiqen të rregullojnë sistemin e internetit dhe po dërgojnë autobusë për të marrë njerëzit që arrijnë të dalin nga balta e lluca që ka përfshirë shkretëtirën.

Qarkullimi brenda dhe jashtë vendit të ngjarjes mbetet i mbyllur për mjetet jo emergjente.

Përpara se shiu të ndërhynte në planet për ditët e fundit të festivalit, ngjarja e vitit 2023 shfaqi instalacione të ndryshme arti të dizenjuara për t'u djegur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?