Gorica dhe Igor Dodik

SHBA fut në listën e zezë dy fëmijët e Milorad Dodik

20 Tetor 2023, 21:13| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 21:23

  • Share

Igor dhe Gorica Dodik, djali dhe vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas një njoftimi zyrtar të Departamentit të Shtetit.

“Vendimi i sotëm synon që të pengojë elementet e rrjetit financiar që pasurojnë personalisht Dodikun në dëm të integritetit territorial dhe qeverisjes funksionale në Bosnje-Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Përmes një postimi në platformën X, Gorica Dodik ka reaguar me nota ironike, duke e quajtur një privilegj të madh futjen e saj në listën e zezë të SHBA.

“Faleminderit shumë, nuk ka privilegj më të madh në këtë ditë dhe kohë se sa të jesh në listën tuaj të zezë, është prova se ne nuk jemi agresorë dhe kriminelë si ju. Duart tuaja janë me gjal deri në bërryla, kushdo që ju mbështet ju është bashkëpunëtor në krimet tuaja të tmerrshme rreth botës. E vërteta është se ju udhëhiqni korrupsionin në të gjithë botën përmes kompanive të ndyrshme dhe ata që nuk iu binden i quani kriminelë. Përshëndeteni presidentin tuaj pedofil, djalin e tij të droguar dhe të afërmit e tij të shumtë”, shkruan Gorica.

Vetë Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.
 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 21/10/2023 09:40

    Tani është radha e Edvinit më vllaun vucic dhe olsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?