Më shumë se 216,000 shtëpi dhe biznese në SHBA ishin pa energji që nga mbrëmja e së hënës, sipas PowerOutage.us . Më shumë se dy të tretat e ndërprerjeve ishin në Michigan, ku një stuhi e mëparshme akulli dëmtoi pemët dhe linjat e shërbimeve. Pothuajse 55,000 ndërprerje u raportuan në Kaliforni. Oklahoma dhe Kansas në SHBA janë goditur nga stuhi të fuqishme ere dhe tornadosh duke lënë më shumë se dhjetëra persona të plagosur. Më shumë se 216 mijë banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë SHBA-në.
Në Oklahoma ka ndodhur 10 herë tornado dhe 12 shënohen të lënduar deri ditën e diel, sipas CNN. Dy tornado u raportuan në Kansas dhe Misuri, dhe një në Teksas. Reshjet e borës kanë përfshirë Kaliforninë jugore dhe situata është rënduar.
Në total, më shumë se 175 stuhi, përfshirë erën dhe breshrin u regjistruan, me pjesën më të madhe të tyre në Kansas, Oklahoma dhe Teksas.
“U ngrita dhe më pas era më ktheu prapa. Jam tmerruar. Ishte si një stuhi brenda shtëpisë”, tha Frances Tabler nga Norman, Oklahoma, për degën e CNN KOCO .
Dhjetë shtete perëndimore ishin nën alarmet e motit dimëror të hënën, ndërsa reshjet e dendura të borës ishin parashikuar në të gjithë rajonin, duke përfshirë deri në 10 inç në Cascades të shtetit të Uashingtonit deri të martën herët. Një paralajmërim stuhie mbetet në fuqi për malet e Sierra Nevada në Kaliforni, të cilat mund të shohin midis 2 dhe 6 metra borë