Departamenti i Thesarit dhe vendimi për heqjen e sanksioneve

Bota

SHBA heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani (dhe Berisha mbetet non grata)

28 Maj, 20:50| Përditesimi: 28 Maj, 22:16

  • Share

Departamenti i Thesarit heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani.

Sipas vendimit zyrtar, nga lista e sanksioneve në SHBA hiqen ish-presidenti i Republikës Serbska Milan Milutinovi,dhe Bogdan Subotic nga Bosnje-Hercegovina.

Milutinovi, një bashkëpunëtor i "kasapit të Ballkanit", Sllobodan Millosheviç, ka ndërruar jetë dy vite më parë.

Dhe megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet non grata, i sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.Ajo çfarë vihet re në vendimin e SHBA është se mungon emri i Sali Berishës, i shpallur non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Edhe pse Berisha ka trumbetuar me të madhe se me ardhjen e presidentit amerikan Donald Trump do hiqet nga lista e zezë e SHBA, për kreun e PD, duket se nuk ka asnjë shpresë. Madje, Sali Berisha përmes kompanisë së lobimit Continental Strategy pas kontratës 6 milionë dollarëshe, kishte kërkuar dy herë vizë për të udhëtuar drejt SHBA para zgjedhjeve të 11 majit, por kërkesa iu refuzua.

Vendimi i plotë:

Më 28 maj 2025, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së publikoi një përditësim të listës së personave dhe entiteteve të sanksionuara, duke hequr disa individë dhe kompani nga Lista e Shtetasve të Sanksionuae (SDN).

Heqjet nga lista e sanksioneve:

1. Të lidhur me Ballkanin:

Milan Milutinovi: Ish-president i Republikës Serbska dhe i akuzuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Bogdan Suboti: Lindur në Bosanska Gradiška, Bosnjë-Hercegovinë.

2. Të lidhur me trafikun e narkotikëve:

Jesús Pérez Alvear (i njohur si “Chucho Pérez”): I lidhur me kartelet meksikane si “Cártel de Jalisco Nueva Generación”, “Los Cuinis” dhe kompaninë “Gallística Diamante”.

Gallística Diamante S.A. de C.V.: Një kompani meksikane e njohur gjithashtu si “Ticket Premier”, e përfshirë në aktivitete të lidhura me trafikun e narkotikëve.

3. Të lidhur me Rusinë:

Nikolay Ivanovich Bortsov: Anëtar i Dhomës së Shtetit të Federatës Ruse, i sanksionuar më parë sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024.

Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?