Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Bota

SHBA i bën thirrje Rusisë të jenë në përputhje me sanksionet ndaj Koresë Veriore

4 Gusht 2018, 15:18| Përditesimi: 4 Gusht 2018, 15:25

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar sot Rusinë, Kinën dhe shtetet e tjera kundër çdo shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë Veriore, që do të zvogëlonin presionin ndaj Koresë për t'u tërhequr nga armët bërthamore.

Komentet e Pompeos vijnë pas raportimeve të Kombeve të Bashkuara se Korea Veriore nuk ka ndaluar programet bërthamore dhe balistike dhe po shkelë sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, tha se lëvizjet e fundit të SHBA-ve janë të alarmueshme.

Pompeo shtoi se Uashingtoni do të merrte shumë seriozisht cdo shkelje dhe bëri thirrje që të jenë më të kujdesshëm.

Dua t'ua rikujtoj cdo shteti që ka përkrahur këto rezoluta se kjo është një çështje shumë serioze, për të cilën do të diskutojmë me Moskën./REL

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?