SHBA- Një burrë shqetësohej se automjet i tij i vogël mund të hidhej në erë nga uragani “Dorian” dhe mori një vendim paksa qesharak. Patrick Eldridge mori automjetin e tij “Smart” dhe e vendosi në kuzhinën e familjes.
Kur e pa makinën brenda në shtëpi, gruaja e tij, Xhesika Eldridge, mendoi se kjo ishte aq qesharake sa që i bëri fotografi dhe e postoi në rrjetin social “Facebook”.
Imazhet u bënë menjëherë virale saqë filluan që edhe faqet e internetit të mediave të huaja ti publikonin. Kujtojmë që uragani "Dorian" pasi shkaktoi 20 viktima në Bahamas është duke udhëtuar drejt Karolinës.
Në Bahamas po bëhen përpjekje masive ndërkombëtare shpëtimi dhe ndihme.
Foto nga shtë pia e amerikanit
Komento
Komente
