SHBA, i ftohti polar, qytetarët në Teksas pa ujë të pijshëm

18 Shkurt 2021, 11:51| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 13:27

  • Share

Vala e të ftohtit nuk ka ndërmend të lëshojë SHBA-në, ku prej ditësh vazhdojnë temperatura të cilat kanë shkuar deri në – 18 gradë mnë disa zona.  Stuhia e madhe që përfshiu jugun e SHBA ka vrarë të paktën 21 njerëz dhe ka lënë miliona të tjerë pa energji elektrike, duke shkaktuar vështirësi të shumta. Teksasi përgatitet për reshje të tjera të dendura dëborë dhe akumulim të akulli nëpër rrugë. E ndërkohë që vendi është përballur edhe me një vështirësi tjetër atë të mungesës së ujit të pijshëm. Gati 7 milionë banorëve të këtij shteti u është kërkuar ta ziejnë ujin e çezmës ose të konsumojnë vetëm ujë të blerë, pasi stuhia e dhunshme dimërore shkaktoi blackout-e masive duke dëmtuar punën e ujësjellësit. Ndërkohë që bashkia u ka bërë thirrje që në pamundësi për të zier ujin për shkak të mungesave në elektricitet të blejnë ujë.  Temperaturat e ngrirjes kanë shkaktuar plasjen e tubave të ujit, pavarësisht përpjekjeve të disa pronarëve të shtëpive për t'i izoluar ato nga të ftohtit duke përdorur batanije. Rrjeti energjetik i shtetit është mbingarkuar nga një rritje e kërkesës ndërsa njerëzit përpiqen të ngrohen në disa nga temperaturat më të ftohta atje në më shumë se 30 vjet - duke arritur 0F (-18C) në fillim të kësaj jave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?