Caroline Leavitt

Bota

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë: S'do financojmë një luftë në një vend të largët

1 Mars, 12:06| Përditesimi: 1 Mars, 13:58

  • Share

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së Zelensky.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo, sipas mediave të huaja. 

Më herët, 'The Washington Post' raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë.

S.B/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iha: 01/03/2025 12:34

    Do cosh prape arme mo lule do cosh, se po i shet nuk po i fal. Leri filmat se pa lufte cfare do i besh armet, do i besh turshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?