Andy Duro, krijuesi i apliakacionit 'Two cents'

Bota

SHBA/ I riu shqiptar pas një prej startup-eve më të pazakonta të teknologjisë, njohja me Mira Muratin dhe rruga drejt suksesit

30 Qershor, 15:58| Përditesimi: 30 Qershor, 16:09

  • Share

Andy Duro, një i ri shqiptar i talentuar në fushën e zhvillimit të softuereve, i cili jeton dhe punon në SHBA, ishte së fundi pjesë e një interviste me David Noble në programin e tij “The David Noble Show” për të zbuluar projektin e tij të ri dhe disi kontroversial:

“Two Cents,” që është një media sociale ku në vend të një emri përdoruesi, identifikimi bëhet përmes pasurisë neto të verfikuar të çdo përdoruesi.

I diplomuar në Universitetin e Connecticut, Duro është ndërkaq i njohur në rrethet e teknologjisë për disa ndërmarrje eksperimentale. Gjatë intervistës me David Noble, Andy e përshkroi projektin e tij të ri, “Two Cents”.

Aplikacioni verifikon pasurinë neto të përdoruesve përmes sistemeve të treta të integruara, duke inkurajuar kështu një arenë dixhitale ku transparenca financiare dhe reputacioni do të konkurrojnë për influencë.

“Kjo është me gjasë ideja më e mirë që kam patur,” tha Duro, “Është një skenë globale ku njerëzit e mençur mund të lidhen me njëri-tjetrin dhe të gjykojnë e të gjykohen nga ajo çfarë kanë arritur vetë.”

Duro u shpreh gjatë intervistës se platforma që ka ndërtuar nuk shërben vetëm për të treguar pasurinë. Në fakt, ai planifikon të shtojë një tjeter funksionalitet, përmes të cilit përdoruesit do të shpërblehen për parashikimet e sakta financiare që do të bëjnë.

Edhe pse ende private, platforma ka tëherqur mjaft përdorues me pasuri që kalojnë vlerën e 1.3 milionë dollarëve.

Por, Duro thotë se:

“Kjo nuk është një shifër e lartë. Në fakt, pjesa më interesante do jetë kur dikush më i zgjuar por i varfër të regjistrohet vetëm për t’i treguar të pasurit se e ka patur gabim për diçka.”

Rrugëtimit i Duros deri këtu nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Ai thotë se u pushua nga puna në ditëlindjen e tij të 24-t dhe pikërisht këtu nisi rrugëtimi i tij drejt sipërmarrjes. Ai rrëfeu dhe historinë se si një postim online i bërë nga nëna e tij në lidhje me CTO-në e OpenAI, Mira Murati, i mundësoi atij një takim të papritur me të në San Francisco.

Duro thekson se qëllimi i tij nuk është të ndërtojë thjesht një aplikacion social, por një platformë, e cila do të identifikojë dhe ndërlidhë talentet e vërteta në një botë ku njerëzit po ndihen gjithnjë e më të bllokuar nga algoritmet e mediave sociale ekzisutese./Tema 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?