Lulzim Basha dhe Aqif Rakipi

SHBA i vuri sanksione ish-deputetit, Aqif Rakipi, Basha: Koha na dha prapë të drejtë! Rakipi, Doshi dhe Dako janë bedelët me të cilët Rama kreu masakrën zgjedhore

12 Prill 2022, 12:19| Përditesimi: 12 Prill 2022, 15:44

  • Share

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ‘koha i dha të drejtë’, duke iu referuar shpalljes ‘non grata’ nga SHBA të deputetit, Aqif Rakipi. Sipas Bashës, Aqif Rakipi, Tom Doshi dhe Vangjush Dako, janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve të cilët sipas tij kërkonin ndryshimin me 25 prill. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha, thekson se kriza në të cilën ndodhet Shqipëria sot, është si pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor. Më tej ish-kryetari i PD-së e cilëson si lajm të mirë, që SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve.

“Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim. Në argumentimin nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara për sanksionet ndaj Aqif Rakipit theksohet:

 ‘Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”. Ky paragraf tregon se si i “fitoi” zgjedhjet Edi Rama në 2017 dhe në 2021.

Kriza në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe të procesit zgjedhor, që dje u konfirmua edhe nëpërmjet sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse këtë duhet ta kishin bërë organet ligjzbatuese shqiptare, ai është një lajm i mirë që partneri ynë strategjik SHBA është fokusuar në luftën kundër korrupsionit që po minon demokracinë dhe po shkatërron mirëqenien e shqiptarëve”, shkruan Basha.

Një ditë më parë (11 prill) ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u shpallën ‘non grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi akuzohen nga SHBA si persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Për DASH dhe Departamentin e Thesarit sjellje të tilla korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

6 ish zyrtarë në Shqipëri janë pjesë e listës së zezë të SHBA nën akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Më herët pjesë e listës ‘non grata’ janë edhe ish kryeministri Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako, ish kryeprokurori Adriatik Llalla.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/04/2022 01:45

    Ke <<harruar>> te shtosh ne liste dhe /bedelet/ Berisha dhe Llalla dhe ata ndihmuan ne krijimin e opinionit te zgjedhesve e rrjedhimisht ne rezultatet e 25 Prillit.

    Përgjigju
  • rovena llalla: 12/04/2022 15:11

    E dekreminalizoi Rovena Gashi haha ooo dashnorja e LLALLES , Po kur ti dale molli i Majlezi Lulit cdo bej pastaj.hahaha

    Përgjigju
  • Xhoen: 12/04/2022 12:48

    Kur u be dhe Basha te komentoje ne lidhje me kete ceshtje

    Përgjigju
  • Rona: 12/04/2022 12:47

    Keta te rregullojn njeher punet e veta se jan ndare ne disa copa te ndryshme ngelen duke luftuar me njeri tjetrin , basha ate muhabet ka pasur gjithmon per humbjet e veta

    Përgjigju
  • Armand: 12/04/2022 12:46

    Ik o Lul fli gjum sic ke bo gjith kto vjet. Mos u merr me kto se te prisht gjumi he tkeqen.

    Përgjigju
  • Astrit: 12/04/2022 12:46

    Veç ti mor Basha mos fol se ske nxjerre najhere gje ne drite çdo gje per keq te ka shkuar

    Përgjigju
  • Bledi koci: 12/04/2022 12:43

    Po basha po se sju kan arrestuar kriminelat e juaj akoma prandaj flisni si gjela ama sdo jet e larget koha kur te hyjne ne burg dhe vellezrit e tu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?