Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë vizitës në Nju Jork

SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD

10 Maj, 18:12| Përditesimi: 10 Maj, 18:18

  • Share

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në vijim të vizitës së tij të punës në SHBA ka zhvilluar një bashkëbisedim në Nju Jork me juristë dhe profesionistë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë bashkëbisedimit të drejtuar nga gjyqtarja e parë shqiptare e zgjedhur në Nju Jork, Edit Shkreli, Metani ftoi profesionistët e së drejtës të bashkëpunojnë me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

'Ne duhet të punojmë për ndryshimin e mentalitetit të aktorëve të sistemit të drejtësisë, i cili duhet të bazohet në një kuptim të plotë të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të përqafojë frymën dhe rregullat e një kulture të përgjithshme të sundimit të ligjit. Pa një kulturë të thellë juridike, sistemi i drejtësisë kthehet në një sistem sipërfaqësor formal dhe pa vlera.

Një sistem drejtësie i pavarur, me integritet, transparent dhe efikas do të garantohet vetëm nëse shteti i së drejtës përvetësohet nga të gjithë ne, nga magjistratët, nga profesionistët e së drejtës, klasa politike, media, shoqëria civile, si dhe vetë shtetasit shqiptarë', tha mes të tjerash Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ky takim ishte në kuadër të komunikimit publik të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me shtetas shqiptarë, që përfaqësojnë një model të suksesshëm nga pikëpamja shoqërore dhe profesionale në fushën e së drejtës, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?