Joe Biden

Bota

SHBA/ Ish-presidenti Biden operohet për heqjen e një tumori në lëkurën e ballit

5 Shtator, 08:53| Përditesimi: 5 Shtator, 09:44

  • Share

Ish-presidenti i SHBA, Joe Biden, i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një tumor në lëkurë nga balli. Lajmi u raportua nga The Hill, duke cituar një zëdhënës të tij, i cili konfirmoi se operacioni është kryer me teknikën Mohs. Kjo procedurë përdoret për të prerë shtresa të lëkurës derisa të mos mbetet më asnjë gjurmë kanceri.

Ditët e fundit, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Biden shihej teksa dilte nga një kishë në Delaware, me një shenjë të dukshme në ballë. Kohët e fundit, ish-presidentit i është diagnostikuar edhe një tumor në prostatë. “Kanceri prek të gjithë ne,” shkroi Biden atëherë në rrjetet sociale. “Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë pikërisht aty ku jemi thyer.”

Edhe para se të bëhej president, Biden ka hequr disa lloje tumoresh të lëkurës. Që kur ka lënë Shtëpinë e Bardhë në janar, ai është tërhequr kryesisht nga jeta publike dhe është shfaqur rrallë.

Familja Biden ka qenë prej kohësh një zë i fortë në betejën kundër kancerit. Djali i tij i rritur, Beau, ndërroi jetë në vitin 2015 nga kanceri në tru.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?