Kamala Harris doli sërish në publik pas humbjes së zgjedhjeve të javës së kaluar. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ajo u prit nga dhjetra mbështetës në Uashington dhe punonjës në Shtëpinë e Bardhë të cilët e duartrokitën.
Harris shihet teksa lë eskortën zyrtarë dhe përshëndet mbështetësit duke i falenderuar për mbështetjen e tyre. Zëvendëspresidentja në detyrë raportohet të ketë thënë se administrata Biden ka ende punë për të përfunduar.
Komento