Presidenti i FSHF, Armand Duka, me delegacionin nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika

SHBA, Kanadaja dhe Meksika i kërkojnë votën Dukës për Botërorin 2026

24 Maj 2018, 15:39| Përditesimi: 24 Maj 2018, 15:41

  • Share

Pas Marokut, ka qenë radha e tre shteteve të tjera që kërkojnë votën për organizimin e Botërorit 2026. Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, priti sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, të cilat së bashku përfaqësojnë edhe kandidaturën e tyre të shpallur tashmë zyrtare për organizimin e Botërorit të vitit 2026.

Duka ka ngritur si shqetësim faktin se, nëse Shqipëria do të kualifikohej në Botërorin e vitit 2016, do të ishte problem për tifozët kuqezi për ta ndjekur ekipin kombëtar, si pasojë e vështirësisë së pajisjes me viza nga te shtetet organizatore.

FSHF nuk e ka bërë publike votën, pavarësisht se Maroku pretendon se Duka u ka dhënë fjalën. Vendimi për Kupën e Botës 2026 do të merret me 13 qershor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?