DASH dhe policët e rrëmbyer

SHBA kërkon hapa urgjent në de-përshkallëzimin e tensioneve Kosovë-Serbi: Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve

24 Qershor 2023, 08:14| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 08:38

  • Share

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) sërish ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa urgjent dhe konkret në depërshkallëzimin e situatës, si dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

DASH ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të qartë për pritshmëritë e tyre nga të dyja palët.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent, konkretë për të de-përshkallëzuar tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar në Serbi”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe).

Më tej, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se “të dyja palët duhet të ndjekin planin e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë dje se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.

Ai e ka kritikuar fuqishëm Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore. Për këtë retorikë, i është kundërpërgjigjur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të cilët thonë se arrestimi i serbëve në veri është bërë në përputhje me ligjin.

Ora 07:42
I cilësoi si arrestimet e serbëve në veri si të paligjshme, Gërvalla i kundërpërgjigjet Borrellit: A po bëni thirrje që mos ndëshkohen ata që sulmuan NATO-n?

1687604427_DonikaGrvalla.jpg

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për komentin e tij për serbët e arrestuar në veri. Ajo shpjegon se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë të paligjshme.”- thotë Gërvalla.

Edhe Kurti e ka hedhur poshtë deklaratën e Borrell i cili i konsideroi arrestimet të paligjshëm, duke thënë se është bërë sipas ligjit të shtetit demokratik të Kosovës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 24/06/2023 13:30

    Ata/ato që janë kunder Kosovës janë edhe kunder Shqipëris dhe kunder kombit në tërsi…!

    Përgjigju
  • Mario: 24/06/2023 08:40

    Po i ben thirrje Kurtit se nuk do te kete me ushtare qe do mbrojne policet speciale te Kosoves me trupat e tyre teksa provokojne turmen prapa kraheve te Kfor por te heq sa me pare dore nga karagjozlliqet politike qe po shtyjne Kfor te zgjeroje territorin e veprimit te tij edhe ne pjesen tjeter te Kosoves duke u vendosur ne zyrat e qeverise ne Prishtine

    Përgjigju
    • Fatosi-kosove: 24/06/2023 11:41

      I dashur Mario,ta ka shkruar dora vet vuqiqi kete "deshire" apo e bija e tij osmanka, eshte per te ardhur keq dhe shum trishtuese se sa shum shqipfoles mbeshtesin serbine, e turpshme i dashur sepse fale jush serbia po terrorizon kosoven jo me ushtri dhe milici si dikur por me albanci qe edhe millosheviqi krenohej dikur me ket pjelle.

    • Lala: 24/06/2023 11:33

      Edge aq kaqol Mo's te Duket kurti shoku.e then thjeshte.kushtetuta e shqiperise Thot QE shteti shqiptar Kante dreht te mbroje CDO shqiptar jasht kufirit.pra edhe shqiptaret e kosoves.kfori Mund te iki porn Nato ka per detyre te ndihmoj shqipperine ne rast lüfte.dmth nqs hyn Serbia ne kosove DHE rrezikon shqiptaret atje atwhere Shqiperia ka te drejte te bei ne perdorim Polen 2 te NATOS e Cola NGA ana I saw duhet te pergjigjet ne ndihm.te njeh aleati te cilit po I rrezikohen bashkekombasit e vet.keshtu QE kfori NUK iken Duke ditur kleckern tjeter te NATOS.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?