Transmentuesi Rusia Today (RT), Moskë

Bota

SHBA/ Kompania ‘Meta’ ndalon mediat shtetërore ruse nga platformat e saj

17 Shtator 2024, 09:26| Përditesimi: 17 Shtator 2024, 09:35

  • Share

Kompania amerikane Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi të hënën se po ndalon mediat shtetërore ruse të aksesojnë platformat e saj në mbarë botën për të shmangur çdo ndërhyrje të huaj.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne zgjeruam veprimet tona kundër mediave shtetërore ruse . Rossiya Segodnya,  Rusia Today (RT) dhe subjekte të tjera janë tashmë të bllokuara nga platformat tona në mbarë botën për shkak të veprimeve të ndërhyrjeve të huaja”, tha Meta në një deklaratë.

Ky vendim vjen disa ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi dy punonjës të RT për futjen e afro 10 milionë dollarëve në një kompani amerikane e identifikuar si ‘Tenet Media’, e cila në mënyrë karakteristike është kthyer në një ‘degë’ të shërbimeve të inteligjencës ruse, raporton CNN.

Ekzekutivë nga Meta, Microsoft dhe Alphabet, që zotëron Google, pritet të dëshmojnë para Komitetit të Inteligjencës së Senatit të mërkurën mbi punën e platformave të tyre për të luftuar kërcënimet e huaja ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

RT, e cila filloi veprimtarinë në 2005, konsiderohet nga perëndimorët si një organ propagandistik i Kremlinit.

​Para ndalimit të së hënës (16 shtator), RT kishte 7.2 milion ndjekës në Facebook dhe 1 milion ndjekës në Instagram.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?