TEKSAS- Tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti në Hjuston të Teksasit.
Koncerti ku mori pjesë edhe këngëtari i famshëm Travis Scott mblodhi rreth 50 mijë njerëz, ndërsa viktimat u shënuan në momentin kur truma po përpiqet të shkonte drejt skenës.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shefi i zjarrfikëses në Hjuston, Samuel Pena, i cili tha se ngjarja nodhi rreth orës 02:15 të mëngjesit.
"Organizatorët e ndërprenë koncertin kur u vu re se shumë njerëz ishin lënduar", tha ai.
Më herët gjatë ditës, qindra njerëz ishin futur në perimetrin e zonës ku doo të zhvillohej koncerti, duke rrëzuar detektorët metalikë.